Bota

Këshilli i Sigurimit mblidhet për Iranin- Teherani dhe 3 vende të tjera kërkuan të diskutohen sulmet e Izraelit

Misioni i Zvicrës në OKB  njoftoi mbajtjen e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit për të diskutuar rreth sulmit të Izraelit ndaj Iranit. Sipas saj takimi u kërkua nga Irani me mbështetjen e Algjerisë, Kinës dhe Rusisë. 

“Veprimet e regjimit izraelit përbëjnë një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe destabilizojnë më tej një rajon tashmë të brishtë”- u shpreh ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi në një letër drejtuar Këshillit të përbërë nga 15 vende anëtare.

 Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon hodhi poshtë kërkesën e Iranit në OKB.

Tehrani po përpiqet të veprojë kundër Izraelit  në arenën diplomatike me pretendimin qesharak se vendi im ka shkelur ligjin ndërkombëtar”.- u shpreh ai në një deklaratë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje të gjitha palëve që të ndërpresin të gjitha veprimet ushtarake, përfshirë në Gazë dhe Liban dhe të bëjnë përpjekje maksimale për të parandaluar një luftë gjithëpërfshirëse rajonale.

Ai u kërkoi qër të rikthehen në rrugën e diplomacisë. Ndërkohë, shefi i Mossad i Izraelit ndodhet në Doha për të biseduar me kryeministrin e Katarit dhe shefin e CIA-s. Dhjetëra avionë izraelitë sulmuan Iranin para agimit të së shtunës duke goditur fabrikat e raketave dhe objekte të tjera pranë Teheranit.

Ky sulm ishte kundërpërgjigje për sulmin raketor të Iranit më 1 tetor ndaj Izraelit. Egjipti propozoi të dielën një armëpushim dyditor mes Izraelit dhe Hamasit, gjatë të cilit do të lirohen katër pengjet e mbajtura në Gaza. Presidenti Abdel-Fattah el-Sissi tha se propozimi përfshin gjithashtu lirimin e disa të burgosurve palestinezë dhe dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Messi është më i miri, Cristiano Ronaldo në vend të katërt

Organizata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka hartuar një listë me 10…

10 hours ago

Parlamenti me 67 deputetë të rinj – 47 gra në Kuvend, sistemi u mundësoi fitoren 45 kandidatëve të listës së hapur

Zgjedhjet e 11 majit kanë prodhuar një shumicë të re parlamentare, ku Partia Socialiste siguron…

10 hours ago

Faqe digjitale për ish-të burgosurit e Spaçit, dokumentohen vuajtjet dhe historitë e ish-të dënuarve politikë

Historitë e ish-të dënuarve politik në burgun famëkeq të Spaçit nga sot mund të aksesohen…

10 hours ago

Hoxha: Nga 12 milionë vizitorë asnjë ngjarje kriminale me turistë të huaj

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha zhvilloi sot një takim me Kursantët e Studimeve të Larta…

10 hours ago

Arrestohet doganieri dhe 3 punonjës policie, lejuan kalimin e kamionit me drogë në kufi

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për…

10 hours ago

Ishte vjedhur nga varri i tij, gjendet pas 30 vitesh busti i këngëtarit Jim Morrison

Është gjendur rastësisht busti i Jim Morrison , i cili u vodh në vitin 1988…

17 hours ago