Këshilli Drejtues rimblidhet të premten për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH

k drejtues

Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar pritet të premten të mblidhet edhe një herë për të zgjedhur Drejtorin e ri të Përgjithshëm të RTSH mes tri kandidaturave: Zoje Jakaj (Marashi), Eni Vasili dhe Engjëllush Musai.

Në mbledhjen e së enjtes, anëtarët e Këshillit votuan në mënyrë të fshehtë për 12 kandidatët, të cilët një ditë më parë paraqitën platformat dhe vizionin e tyre për medien publike.

Në përfundim të votimit, kryetari i Këshillit Drejtues të RTSH, Fatjon Hoxhalli, konstatoi se asnjëra prej kandidaturave nuk siguroi shumicën e parashikuar për votimin e parë.

Duke qenë se në këtë votim nuk arrihet rezultati prej 3/5, siç e parashikon ligji për votimin e parë, pra 7 vota për një kandidat, ky votim rezulton i pasuksesshëm. Na duhet të kalojmë në një votim të dytë brenda 7 ditëve, sipas parashikimit të Statutit të Radio Televizionit Publik Shqiptar,” deklaroi kryetari, z. Hoxhalli.

Takimi i radhës i Këshillit Drejtues të RTSH është njoftuar për të premten në orën 10:00.

12 kandidatët e votuar në mbledhjen e së enjtes:

  • Flamur Buçpapaj – 1 votë
  • Kliton Rama
  • Zoje Jakaj (Marashi) – 2 vota
  • Jetmir Shpuza
  • Laureta Roshi
  • Ermal Hoxha – 1 votë
  • Eni Vasili – 5 vota
  • Harrila Koçi
  • Engjëllush Musai – 2 vota
  • Mimoza Haxhiaj
  • Elton Metaj
  • Enrik Mehmeti