Këshilli Bashkiak, mbledhja e parë e 2025-ës / Miratohen shtesat në buxhet dhe investimet në zonat informale

Këshilli Bashkiak Shkodër ka zhvilluar mbledhjen e parë për këtë vit, gjatë së cilës u diskutuan projektvendimet e lidhura me ndihmën ekonomike, subvencionimet e qerave, dhënien e ndihmës financiare për dëmet e shkaktuara nga zjarri, shtesat në buxhetin e Bashkisë , investimet në zonat informale , mbrojtjen e Biodiversitetit , si dhe për transferim të disa pronave në pronësi të Bashkisë Shkodër.
Më shumë diskutime ngjalli projektvendimi për shtesat e fondeve në buxhetin e Bashkisë dhe kryesisht për rikonstruksionin e markatës së mishit në” Rus”.
Një pikë e rëndësishme e kësaj mbledhje ishte projektvendimi përinvestimet në zonat informale, ku parashikohej shtesë fondi për rikonstruksionin e plotë të rrugës “Roza Lejn”, së bashku me rrugët e tjera pranë saj, që do u shërbejë 5 mijë banorëve të zonës, të harruar ndër vite.
Pas diskutimeve , të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak.

