Kërcënim për bombë, evakuohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, ishin mbledhur për seancën e radhës konstituive

Kuvendit të Kosovës, ishin

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët ishin mbledhur në vijim të seancës së radhës konstituive, janë urdhëruar të evakuohen nga ndërtesa, pas një kërcënimi për bombë.

Policia konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se sot në orët e paradites kishte pranuar informatë përmes një mesazhi “për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së”.

 “Policia për shkak të masave të sigurisë, ka thënë se duhet të evakuohet stafi. Ka një kërcënim, nuk e di më tutje, Policia duhet të japë sqarime. Ne na kërkuan të lironim ndërtesën”, ka thënë deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se nuk beson që ka ndonjë rrezik për deputetët.

Është tepër e pakuptimtë kjo që po ndodh. Ndoshta është ndonjë telefonatë e qëllimshme me i largu deputetët nga Kuvendi. S’ka njeri normal që e sulmon Kuvendin. Është në dorën e policisë të zbulojë rastin edhe nga ka ardhur ajo telefonatë”, ka deklaruar Kadrijaj.  

Policia na nis kontrollin e ndërtesës dhe makinave që gjenden në parkingun e këtij institucioni.

Deputetët pritet të mblidhen mbrëmjen e sotme për të 42-tën herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Katër muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Kosova vazhdon të jetë pa institucione të reja, ndërsa Gjykata Kushtetuese i ka vendosur deputetëve një afat 30-ditor që duket se po shkon drejt fundit pa një konsensus mes palëve.