Katz: Nëse Khamenei vijon të lëshojë raketa në shtëpitë e izraelitëve, Teherani do bëhet shkrumb e hi

Ministri i Mbrojtjes Izrael Katz ka paralajmëruar liderin e Iranit, Ali Khamenei, se nëse vijon të lëshojë raketa drejt shtëpive të izraelitëve “ Tehran do të digjet i gjjithi. ”
“Diktatori iranian po i shndërron qytetarët e Iranit në pengje dhe po krijon një realitet në të cilin ata, veçanërisht banorët e Teheranit, do të paguajë një çmim të rëndë për sulmin kriminal ndaj civilëve izraelitë. Nëse Khamenei vazhdon të lëshojë raketa në shtëpitë izraelite, Teherani do të digjet” paralajmëroi Katz gjatë një vlerësimi të sulmeve iraniane me Shefin e Shtabit të IDF Lt. Gen. Eyal Zamir, drejtori i Mossad David Barnea dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë.
Ndërkaq më herët, ushtria e Izraelit ka bërë të ditur se Irani lëshoi mbrëmë si kundërpërgjigje rreth 200 raketa balistike në Izrael.
Sipas IDF-së, shumica e raketave u kapën nga mbrojtja ajrore, ndërsa rreth 25%, prej tyre iu shpëtuan sistemit duke bërë që të godasin në zona të hapura pa shkaktuar dëme në ndonjë infrastrukturë kritike.
“Një numër i vogël i raketave shkaktoi viktima dhe dëme, përfshirë në zonat e banimit në Tel Aviv, Ramat Gan, dhe Rishon Lezion në Izraelin qendror”, shpjegon IDF.
Tre izraelitë u vranë dhe rreth 70 të tjerë u plagosën nga sulmet e raketave iraniane.
Ushtria thotë se të gjitha bazat e saj, përfshirë bazat ajrore, funksionojnë si zakonisht pa asnjë dëm për funksionalitetin e tyre.