“Kartoni jeshil”  me Malin e Zi – Lajm i gëzueshëm për shkodranët që punojnë në vendin fqinj: Kemi lehtësira

dogana muriqan

Tarifa e re 50 euro me afat 1- vjeçar për shqiptarët që udhëtojnë drejt Malit të Zi është mirëpritur nga qytetarët të cilët do të kënë lehtësira, duke filluar nga 1 shkurti i këtij viti.

Për shkodranët që punojnë çdo ditë në Mal të Zi, ky është një lajm gëzueshëm , sepse nuk do të paguajnë më siguracionin 15 euro i vlefshëm për 14 ditë.

Tashmë qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin drejt Malit të Zi duke paguar më pak për siguracionin  e makinës.

“Kartoni jeshil” është një dokument sigurimi ndërkombëtar, që mbulon përgjegjësitë e drejtuesve të mjeteve me targa shqiptare në rast aksidenti gjatë qarkullimit jashtë territorit të vendit.