Karnavalet si promovuese të qytetit – Këtë vit festimet nisin me 17 shkurt dhe zgjasin një javë

Festimet e Karnavaleve në Shkodër nisin më 17 shkurt dhe ato do të zgjasin një javë. Bashkia Shkodër, si organizatore e festës, ka përgatitur një program që do të përfshijë çdo grupmoshë.
Festa e hershme, që karakterizon kryeqendrën e veriut, pritet të ketë ndikim edhe në numrin e rezervimeve në qytet.
Me aktivitetet kulturore ,të programuara për vitin 2025, synohet tërheqja e sa më shumë vizitorëve.
Karnavalet në Shkodër bëjnë që rrugët e qytetit të mbushen me atmosferë gëzimi dhe kreativiteti.
Muzika, kostumet shumëngjyrëshe dhe maskat veneciane janë disa nga elementët që i karakterizojnë ato prej vitit 1861.