Kapet me kanabis një shtetas turk / 28-vjeçari u ndalua në PKK Hani i Hotit
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas turk 28 -vjeç, pasi në PKK Hani i Hotit, në dalje, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë, po Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një-30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka dëmtuar disa pajisje në ambientet e jashtme të një lokali.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, njofton policia.
