Kapet 51- vjeçari në kërkim / Banues në Vrakë, tentoi të largohet nga Hani i Hotit

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas 51- vjeçar nga Vraka, i shpallur në kërkim.
Ai është kapur në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit, teksa tentoi të largohej nga Shqipëria. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
51-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.