Kapen 1408 bimë narkotike / Operacioni “Koordinata” vijon në Velipojë dhe në Temal

kanabis velipoje

1408 bimë narkotike kanabis sativa, janë asgjesuar orët e fundit në qarkun e Shkodrës.

Në fshatin Gomsiqe të Velipojës, janë gjetur 130 rrënjë.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua një shtetas 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Policia bën me dije se operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.