Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Kane paralajmëron Interin

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions League kundër Bayer Leverkusen dhe është gati të jetë i tillë edhe në çerekfinale ndaj Interit.

Sulmuesi anglez paralajmëroi zikaltërit duke shpjeguar se cilat janë objektivat e gjermanëve: “Bayerni është gjithmonë ndër favoritët. Mendoj se kemi treguar se çfarë skuadre jemi. Ne duam të rritemi në garë. Kemi pasur disa rezultate që nuk kanë qenë aq të mira dhe mendoj se kemi mësuar prej tyre dhe duhet të vazhdojmë të mësojmë”.

“Tani jemi në çerekfinale, ku i takon Bajerni dhe duam ta shijojmë, – nënvizoi Kane.  Do të jetë një ndeshje e vështirë. San Siro është një stadium i vështirë për të luajtur, por ne mund të krijojmë probleme për çdo ekip. Do t’i qasemi ndeshjes si çdo ndeshje tjetër, duke u përgatitur mirë dhe duke gjetur gabime që mund t’i shfrytëzojmë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.