Kandidati i PS Lesha, takime me banorët – “Jam në këtë garë me misonin për t’i shërbyer qytetit”

kandidati lesha

Nga zona e Urës Dervishbeg, nga ku është lindur dhe rritur, kandidati i PS për qarkun e Shkodrës, Besmir Lesha, ka nisur turin e takimeve në rrugët e qytetit.

 I shoqëruar edhe nga drejtuesi politik, Benet Beci, Besmir Lesha ka marrë mbështetjen e qytetarëve të Shkodrës në këtë rrugëtim të tij në politikë për të përfaqësuar Shkodrën në parlamentin shqiptar.

Banorët e zonës kanë vlerësuar kontributin që ai ka dhënë jo vetëm si banor i lagjes, por edhe si drejtues, ku ka qënë pranë shqetësimeve të komunitetit sa herë që është paraqitur nevoja e tyre.

Si njeri i punës dhe jo i fjalëve dhe retorikës politike, Besmir Lesha vjen në këtë garë me një mision për t’i shërbyer qytetit dhe banorëve të të gjithë Qarkut Shkodër.