Kanalizimet e bllokuara  / Banorët e Berdicës: Kjo zonë është lënë në harresë

kanalizimet bllokim berdice

Kanalet kulluese në njësinë administrative Berdicë në disa segmente janë kthyer në të padobishëm si shkak i mos pastrimit të ferrave dhe bimësisë së shumtë.  Pavarësisht nismave të Bashkisë Shkodër, kanalet e kullimit vijojnë të shfaqin probleme për faktin se bimësia rritet shpesh duke sjellë edhe bllokimin e tyre në shumë pjesë përgjatë aksit të vjetër Shkodër-Velipojë.

 Një gjë e tillë ka sjellë probleme të vazhdueshme sidomos në stinën e të mbjellave kur uji i ka përmbytur prodhimet duke mos patur vend se ku të shkarkohet.

Përvec kësaj problemtike, kjo zonë përballet edhe më një sërë të tjerash, siç janë amortizimi i rrugës, dëmtimi  i sinjalistikës si dhe mungesa e pastrimit.

Nga ana tjëtër, nga Njësia Administrative Berdicë bëhët e ditur se për t’i ardhur në ndihmë banorëve vitin e kaluar bashkia ka hapur 12 kilometër kanale kulluese të dyta dhe të treta.