Kanali i Shtodrit kthehet në landfill / Mbushja e kanalit me mbetje mund të shkaktojë probleme për tokat bujqësore

kanali i shtodrit f

Kanali i Shtodrit në Shkodër një nga burimet kryesore të ujit për bujqësinë e zonës së Mbishkodrës, po përballet me një problem shqetësues mjedisor. Ai është kthyer gradualisht në një landfill të hapur, duke u mbushur me mbetje të ndryshme.

Ky fenomen është një alarm për fermerët, të cilët e konsiderojnë kanalin një burim jetik për fushat e tyre dhe për sigurinë ushqimore të komunitetit.Uji i ndotur mund të ndikojë negativisht në cilësinë e produkteve bujqësore, ndërsa mbetjet e plastikës dhe të materialeve të tjera mund të bllokojnë rrjedhën e ujit dhe të shkaktojnë përmbytje në fushat e kultivuara.

Banorët e zonës jashtë kameras kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet lokale për pastrimin e kanalit. Ata theksojnë se ruajtja e kanalit nuk është vetëm një çështje e fermerëve, por një nevojë për mbrojtjen e mjedisit dhe të ardhmes së komunitetit.

Rezervuari i Shtodrit, që sjell ujin në këtë kanal u ndërtua në vitet 70-të, kur qeveria e asaj kohë investoi për ndërtimin e rezervuarit të Shtodrit.

 Ky ujëmbledhës, për dekada shërben për vaditjen e një sipërfaqe të konsiderueshme tokash në zonën e Mbishkodrës, si dhe në njësitë administrative Rrethina dhe në atë të Postribës.