Kampionët e radhës në “Studio Sport” / Atletika, peshëngritja dhe futbolli në fokus të emisionit

Emisioni “Studio Sport” në RTSH Shkodra vazhdon traditën e promovimit të kampionëve të sportit shkodran.
Ashtu si edhe në emisionet e mëparshme, në studion e gazetarit Gaspër Marku, edhe mbrëmjen e së mërkurës kanë qënë të pranishme trofetë e fituara nga sportistët shkodranë.
Bëhet fjalë për Vllazninë kampione në peshëngritje, Vllazninë U19, fituese e Turneut Ndërkombëtar “Eagle Cup”.
Së bashku edhe me videoanalistin Ardit Mani, një vend kryesor iu rezervua në hapje të emisionit suksesit të atletit të talentuar Franko Burraj në Kupën e Europës, si dhe ndeshja ndërkombëtare miqësore Vllaznisë, të cilën e humbi 5-3 me FC Koper të Sllovenisë.