Lajme

Kampionati Kombëtar i Volejbollit, të premten java e parë. Vllaznia e femrave pret Pogradecin

Federata Shqiptare e Volejbollit ka parajmëruar që në fundjavë nisin ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit, për femra dhe meshkuj.

Kompeticion ky që vjen pas Kupës së Federatës, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar në kryeqytet duke nxjerrë fitues ekipet e Skënderbeut për femra, skuadër që mundi në finale Tiranën, ndërsa për meshkuj trofeun e fitoi Partizani duke mundur në finale Tiranën. Vllaznia e volejbollit për femra e drejtuar nga trajnerja Nora Deda, Kampionatin Kombëtar e nis me ndeshjen e javës së parë që do të luhet pasditen e së premtes në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” të Shkodrës duke pasur përballë ekipin e Pogradecit. Skuadra kuqeblu e mbylli sezonin e kaluar sportiv duke qënë mes katër më të mirave të kampionatit, një objektiv ky i realizuar, i cili erdhi përmes ndeshjeve emocionuese që zhvilloi kjo skuadër. Ndërkohë, pragsezoni i sivjetëm 2024-2025, duhet thënë se nuk ka ardhur në mënyrën më të mirë kur kemi parasysh largimet e shumta të volejbollistëve titullare. Megjithatë, trajnerja Nora Deda me kolegun e saj Ardian Dodani po bëjnë më të mirën e tyre për të pasur në përfaqësim një Vllazni dinjitoze. Krahas elementit të ri me perspektivë që këtë sezon ka mbushur ekipin e parë, është bërë e mundur edhe përfshirja në merkato duke rikthyer në Shkodër volejbollisten me përvojë Esmeralda Tuci, si dhe një tjetër që vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë, nga tjetër Vllaznia  në Volejboll për meshkuj që drejtohet nga trajneri Artan Kalaja dhe kolegu i tij Ermal Kraja, në javën e parë është pushim, ndërsa për javën e dytë pret Elbasanin në shtëpi.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

KQZ nis miratimin e tabelave përmbledhëse – Përfaqësuesi i opozitës shprehet kundër, i mazhorancës pro miratimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…

6 minutes ago

Nis regjistrimi dhe hipotekimi i pronave – Malësia e Madhe i ndau pronat sipas “kufijve të vjetër”

Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…

14 minutes ago

Dialogu Prishtinë-Beograd, kryediplomatja evropiane viziton sot Kosovën

Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…

33 minutes ago

Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas – Ndërtime la leje dhe problem me inertet në fshatra

Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…

52 minutes ago

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve – Kadija: Në Shkodër morën pjesë 1231 nxënës

1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…

56 minutes ago

Kampionët kuqeblu në “Studio Sport” – Futbolli i vajzave, futsala dhe turneu botëror i futbollit IPA, në fokus

Emisioni “Studio Sport”, që transmetohet si zakonisht çdo të mërkurë, ora 20:30, këtë radhë ka…

60 minutes ago