Një fitore dhe një barazim, është bilanci i ekipeve të Vllaznisë në basketboll për meshkuj dhe femra, takime këto të vlefshme për javën e parë të fazës së dytë. Fitorja i përket ekipit të meshkujve, i cili nën drejtimin e trajnerit Damian Bekteshi ishte mysafir në qytetin e Korçës duke u ndeshur me ekipin vendas Skënderbeu. Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” u dominua tërësisht nga ekipi kuqeblu, i cili e fitoi të gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 66-104. Një ndeshje kjo ku u aktivizuan të gjithë lojtarët e ekipit, mes të cilëve spikati 18-vjeçari Sead Kopliku, i cili realizoi 25 pikë, ku ndër to 21 pikë u realizuan nga gjuajtja për 3 pikë duke realizuar plot 7 trepiksha gjatë takimit. Ndërkohë, për ekipin e femrave, kundërshtari i kësaj jave ishte shumë i fortë, pasi përballë kishin ekipin e Partizanit. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” u mbyll me rezultatin e thellë 54 me 76 në favor të ekipit mysafir, i cili për hirë të së vertetës ishte superior gjatë të gjithë takimit.
Duke lënë pas javën e parë, me shumë rëndësi, për dy ekipet e Vllaznisë, femra dhe meshkuj, është java e dytë e fazës së dytë, ku formacionet kuqeblu do të ballafaqohen me dy ekipet rivale në renditje të Teutës së Durrësit.
Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…
Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…
Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…
Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…
Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…
Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, u shpreh se PSD është shtëpia…
This website uses cookies.