Kampionati Evropian i Baskebollit U- 16 / Shkodra si Qytet Evropian i Sportit, mikpret eventin e rëndësishëm

Në kuadër të këtij evenimenti ndërkombëtar që zhvillohet në qytetin e Shkodrës, sportistët kuqezi të kombëtares shqiptare janë pritur në ambientet e Bashkisë Shkodër.
Për Presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ky është një moment i rëndësishëm për basketbollin shqiptar dhe për Shkodrën si mikpritëse e këtij aktiviteti madhor.
Ndërsa , nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Alban Preka, u shpreh se Bashkia Shkodër ka qënë e gatshme të mirëpresë një event të tillë, duke ofruar kushte cilësore jo vetëm në Pallatin e Sportit, por edhe në grumbullimin dhe përgatitjen e ekipeve.
Ai ka ftuar gjithashtu tifozët shkodranë që të mbushin Pallatin e Sportit për të mbështetur kuqezinjtë tanë.
Ky kampionat është jo vetëm një mundësi për të promovuar talentin e basketbollit shqiptar, por edhe një moment krenarie për Shkodrën, që përmes mikpritjes dhe infrastrukturës së saj po tregon se është gati të presë evente me përmasa ndërkombëtare.