KALAJA “ROZAFA” VUAN MUNGESËN E NJË PARKINGU/Poshtë kalasë kaos nga mjetet e vizitorëve

parking kalaja

parking kalaja

Gjatë periudhës turistike, janë mijëra shqiptarë dhe të huaj që vizitojnë kalanë “Rozafa”, por në funksion të tyre është vetëm një parking me kapacitet shumë të vogël  për makinat.

Parkimi i makinave përgjatë rrugës së kalasë në mënyrë të çrregullt, po krijon një trafik të rënduar duke bërë të vështirë lëvizjen e turistëve ku në keto ditë vere fluksi  që vizitojnë kalanë “Rozafa” është i lartë .

Turistët thonë se duhet të merren masa për vendosjen e një rregulli qoftë në krijimin  e një parkimi të ri gjithashtu edhe në lëvizjen e automjeteve .

Kalaja “Rozafa” është një nga destinacionet më të preferuara të këtij sezoni veror. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka bërë me dije pak dite më parë se  gjatë muajit korrik e kanë vizituar kalanë 12912 turistë vendas dhe të huaj .