Kalaja e Shkodrës nuk njeh stinë, monumenti historik vazhdon të tërheqë turistë me historinë e pasur

kala tur

Edhe pse jemi në muajin dhjetor, Kalaja e Shkodrës vazhdon të tërheqë vizitorë të shumtë, si vendas ashtu edhe të huaj.

Kjo e diel shënoi një fluks të lartë vizitorësh, të cilët mbetën të impresionuar nga bukuria historike dhe pamjet panoramike që ofron kalaja. Vizitorët patën mundësinë të shijojnë jo vetëm arkitekturën karakteristike dhe muret e lashta, por edhe historinë e pasur që fshihet në këtë objekt të rëndësishëm kulturor.

Për herë të parë erdha në Shqipëri në vitin 2021, gjatë pandemisë. Qëndrova tre muaj për të udhëtuar nëpër vende të ndryshme. Ndërsa në Shkodër është hera e parë që vij këtë vit. Më pëlqen kalaja, atmosfera, rrugët dhe çmimet e kafesë, janë shumë të mira! Unë jetoj në Budva dhe gjithçka atje është dyfish më e shtrenjtë. Shkodra është fantastike. Më pëlqejnë sidomos malet. Kam bërë ecjen nga Valbona, është një nga të preferuarat e mia. Po ashtu më pëlqen shumë Liqeni i Shkodrës. Ushqimi është i mirë dhe njerëzit janë shumë mikpritës. Është një vend i bukur. Vërtet e dua Shqipërinë.”

Kalaja e Shkodrës nuk është vetëm një vend historik, por edhe një destinacion që ofron eksperienca të paharrueshme për çdo vizitor, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri.