“Junik Group” feston 30- vjetorin / Përveç ndërtimit, shërbimeve dhe turizmit, krijon edhe fondacionin e bamirësisë

junik group

30 vite më parë, nisi rrugëtimin e saj kompania “Junik Group”.

 Ajo lindi si një nismë e themeluesit dhe administratorit, Dedë Malutaj.

Ambicjet ishin të mëdha që në start, por me kalimin e viteve, ato u rritën bashkë me aktivitetin e kompanisë.

Sot, “Junik Group” është ndër liderët në fushën e ndërtimit, shërbimeve dhe turizmit.

Pas tre dekadave rrugëtim të suksesshëm, është momenti për të festuar, për të analizuar punën e bërë deri tani, por edhe vendosur piketat për vitet që do të vijnë.

Suksesi 30- vjeçar i kësaj kompanie, është i bazuar tek idetë e administratorit të saj, por edhe punën e përkushtimin e punonjësve e bashkëpunëtorëve në vite.

Ky event  ishte një mundësi e mirë për të vlerësuar më të spikaturit prej tyre, me çmime të shoqëruara edhe me shpërblime financiare.

 Kompania “Junik Group”, i ka shtuar aktivitetit të saj edhe një dimension tjetër. Duke ecur në gjurmët e Nënë Terezës, një nga figurat më frymëzuese edhe për këtë kompani, “Junik Group” ka krijuar edhe fondacionin e bamirësisë, duke iu gjendur pranë njerëzve më në nevojë.