Japoni- Të paktën 15 persona të plagosur në një sulm me thikë dhe acid në një fabrikë

Japoni, në një fabr

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Japoni, në një fabrikë gomash në qytetin Mishima, prefektura Shizuoka, ku një burrë 38-vjeçar sulmoi punonjësit.

Sipas autoriteteve, tetë persona u goditën me thikë, pesë prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë. Shtatë të tjerë u plagosën pasi autori hodhi ndaj tyre acid.

Policia arrestoi autorin në vendngjarje, ndërsa motivi i sulmit ende nuk është bërë i ditur.

Japonia njihet për ligjet e rrepta të kontrollit të armëve dhe për nivelin e ulët të krimeve të dhunshme, megjithatë vitet e fundit janë shënuar disa sulme me thika.