Janari, 9 shoferë të arrestuar / Vendosen 2794 gjoba për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor

policia shkoder motorra

Gjatë muajit janar, Policia Rrugore e Shkodrës ka zhvilluar monitorim intensiv në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur dronë, radarë dhe mjete inteligjente, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e trafikut.

Një nga fokuset kryesore të punës ka qenë konstatimi i rasteve të drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, shkelje këto që mbeten burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

Si rezultat i monitorimit gjatë muajit janar, janë proceduar penalisht 18 shtetas, konkretisht:

9 shtetas janë arrestuar për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:

1 153 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;

390 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;

157 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;

88 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

217 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

52 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;

737 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

 Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar kështu në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore në tërësi.