Izraeli vret 5 palestinezë brenda xhamisë në Bregun Perëndimor: Ishin terroristë

d72e3ae5261a4db5b7f491a78d6e8f50

Pesë palestinezë u vranë në përleshje me armë në Bregun Perëndimor. Ishin Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) që lajmëruan se trupat e saj vranë pesë “terroristë” palestinezë, të cilët thonë se fshihnin një xhami në qytetin e Tulkarm.

Sipas Izraelit “pesë terroristët ishin të armatosur” dhe ishin “të fshehur në një xhami” dhe se mes tyre patin shkëmbim me armë zjarri.

IDF thotë se një nga njerëzit e vrarë në Bregun Perëndimor ishte kreu i një “organizate terroriste” lokale në Nur Shams, Muhhamad Jabber.

Ky sulm vlen pas atij të vrasjes së 9 palestinezëve të tjerë në bastisjet izraelite në disa qytete në Bregun Perëndimor një ditë më parë.

Kreu i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të operacionit të Izraelit, duke e quajtur atë “thellësisht shqetësues”.

Ka pasur një rritje të dhunës në Bregun Perëndimor që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor dhe luftës që pasoi në Gaza.