Izraeli njoftoi vrasjen e komandantit të lartë, Hamasi: Rrezikon qëndrueshmërinë e armëpushimit në Gaza

f83af58e-9016-4d8e-8e27-370f3694c27b-704x450

Vrasja e një komandanti të lartë të Hamasit nga Izraeli kërcënon qëndrueshmërinë e armëpushimit në Gazë, ka thënë të dielën kryenegociatori i grupit militant, duke i bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump që t’i kërkojë Izraelit të zbatojë kushtet e armëpushimit.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fizraeli njoftoi vrasjen e komandantit te larte hamasi rrezikon qendrueshmerine e armepushimit ne gaza%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Mijëra mbështetës të Hamasit u mblodhën në qendër të qytetit të Gazës në një funeral për komandantin e lartë, Raed Saed dhe tre bashkëpunëtorët e vrarë së bashku me të të shtunën, raporton Reuters.

Në një fjalim televiziv, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, i cili jeton në mërgim, konfirmoi vrasjen e figurës më të lartë të Hamasit që nga armëpushimi.

“Shkeljet e vazhdueshme izraelite të marrëveshjes së armëpushimit… dhe vrasjet e fundit që shënjestruan Saedin dhe të tjerët kërcënojnë qëndrueshmërinë e marrëveshjes”, ka deklaruar Hayya.