Izraeli ndalon hyrjen në Gaza për gazetarët e huaj, lejohen vetëm me shoqërim për arsye sigurie

gazetarët e huaj, lejo

Izraeli ka deklaruar se armëpushimi në Rripin e Gazës nuk justifikon hyrjen e gazetarëve të huaj në enklavën palestineze, sipas një dokumenti të dërguar nga qeveria e vendit në Gjykatën Supreme, e cila po shqyrton çështjen.

“Pavarësisht ndryshimit të situatës në terren, hyrja e gazetarëve si të huaj në Rripin e Gazës pa shoqërim nuk duhet të lejohet”, tha prokurori që përfaqëson qeverinë izraelite.

Prokurori thekson se vendimi i qeverisë izraelite lidhet me arsye sigurie.

Sipas autoriteteve ushtarake rreziqet e sigurisë ende ekzistojnë. Shoqata e Shtypit të Jashtëm të Jerusalemit, FPA e cila përfaqëson median ndërkombëtare në Izrael dhe Territoret Palestineze dhe ka qindra anëtarë, i kërkoi gjyqësorit izraelit në vitin 2024 që t’u lejonte anëtarëve të saj qasje të drejtpërdrejtë në Gaza.

Që nga fillimi i luftës në Gaza në tetor 2023, pas një sulmi të Hamasit në territorin izraelit, autoritetet izraelite i kanë penguar gazetarët e huaj të hyjnë vetë në enklavë.

Që nga ajo kohë nga sulmet në Gaza janë vrarë 257 gazetarë dhe punonjës të mediave. Pavarësisht armëpushimit në fuqi në Gaza që nga 10 tetori, sulmet izraelite janë të përditshme në enklavën bregdetare.