Iu refuzua azili në Itali, mbërrin në Shëngjin anija me 15 emigrantë nga Italia

Një tjetër anije me 15 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili në Itali, ka mbërritur pasditen e kësaj të enjte në portin e Shëngjinit.
Mjeti lundrues i rojës bregdetare italiane është ankoruar në port rreth orës 18:00 dhe, pas procedurave në qendrën pritëse, emigrantët do të transferohen në kampin e Gjadrit.
Ky është kontingjenti i katërt i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri, në bazë të dekretit të ri të qeverisë Meloni për sjelljen në Gjadër të emigrantëve të cilëve u është refuzuar azili në shtetin fqinj.