Italia miraton rezolutën për Ukrainën: Mbrojtje e civilëve dhe infrastrukturës kritike

Italia miraton rez

Parlamenti i Italisë miratoi të enjten rezolutën që ripohon mbështetjen për Ukrainën, duke angazhuar qeverinë të vazhdojë asistencën në koordinim me NATO-n, Bashkimin Evropian, G7-n dhe aleatët ndërkombëtarë.

Rezoluta angazhon qeverinë të vazhdojë mbështetjen për Kievin përmes kontributeve “në përputhje me angazhimet e marra dhe të orientuara drejt mbrojtjes së popullsisë civile, mbrojtjes së infrastrukturës kritike dhe, në planin afatgjatë, sigurimit të sigurisë së përgjithshme të kontinentit evropian”.

Dokumenti kërkon gjithashtu forcimin e ndihmës civile për Ukrainën.

Termi “ushtarak” nuk është përfshirë në pjesën operative të angazhimeve por shfaqet vetëm në preambulë.

Kjo formulim duket si një kompromis brenda shumicës qeverisëse, ku Lega (partia e Matteo Salvini-t) ka shprehur rezerva ndaj ndihmës ushtarake, duke preferuar fokusin te ndihma humanitare dhe mbrojtëse (si kundër raketave, dronëve dhe sulmeve kibernetike).