Lajme

Ish-raporteri i PE, Knut Flekenshtajn: Kampi i Gjadrit zgjidhje për Evropën

Shqipëria nuk ka përmbushur çdo kusht për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian por është në rrugën e duhur. Konstatimi vjen nga një njohës i mirë i fushës siç është Knut Flekenshtajn që ka luajtur rolin e raporterit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë.

Jo ende, Shqipëria nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret. Pikërisht është aty edhe plani i rritjes i Komisionit Evropian, që të gjitha kriteret të përmbushen në mënyrë që Shqipëria të rezistojë në tregun e përbashkët evropian. Natyrisht që kjo kërkon kohë dhe këtë e di gjithkush sepse është një proces normal. Nga ana tjetër, duhen përfshirë më tepër në procesin integrues në BE, Parlamenti dhe shoqërinë civile”, u shpreh  Knut Flekenshtajn.

I pyetur nëse Shqipëria do të jetë gati për një anëtarësim në Bashkimin Evropian në vitin 20230 Knut Flekenshtajn tha se “nuk kam asnjë dyshim që Shqipëria do të jetë gati në vitin 2030 dhe do t’i ketë përmbushur kushtet e kërkuara. Ajo që unë nuk di është se a do të jetë gati Bashkimi Evropian për të pritur Shqipërinë”.

Shpresoj që Evropa e Bashkuar të jetë gati por nuk mund ta garantojmë sot një gjë të tillë. Sapo është zgjedhur një Parlament i ri Evropian po zgjidhet një komision i ri. Varet shumë nga shefat e qeverive anëtare që duhet të bien dakord me rregullat e lojës. Që duhet të bëjnë të mundur pranimin e vendeve të tjera”, tha Flekenshtajn.  

Edhe pse i përket së majtës socialdemokrate gjermane, Flekenshtajn vlerëson veprimin e Shqipërisë me kampin e refugjatëve në ndihmë të Italisë, pasi sipas tij i jep zgjidhje problemeve të Europës.

Nuk është një çështje e së majtës apo së djathtës por sesi duhet të zgjidhet problemi që ka Italia me refugjatët.

Ne socialdemokratët jemi shumë të kujdesshëm dhe pjesërisht kritikë me të tillë kampe që ngrihen jashtë Bashkimit Evropian.

Por për mendimin tim qeveria gjermane thotë që “të shohim një herë se çfarë do të ndodhë”. Ky qëndrim është më i mirë se ai i Britanisë së Madhe që donte t’i dërgonte njerëzit në Ruandë”, tha më tej Flekenshtajn.

Flekenshtajn në intervistën e tij këshillon që të shfrytëzohet momenti i mirë për shkak të luftës në Ukrainë dhe ndryshimi i mendimit të vendeve anëtare në raport me domosdoshmërinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet Kuvendi, të hënën deputetët mblidhen për seancën më të afërt plenare

Rikthehen punimet e Kuvendit të Shqipërisë pas ndërprerjes për gati 7 javë për shkak të…

1 hour ago

Finalja e Champions, Inzaghi: Duam t’u japim një gëzim të madh tifozëve tanë

Dhjetë ditë para finales së Mynihut, është koha që Simone Inzaghi të shikojë etapat që…

1 hour ago

Përmbytje masive në Francë, tre viktima dhe dëme të mëdha pas reshjeve të dendura

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet…

1 hour ago

Tottenham- Manchester United në RTSH, sot kurorëzohet “mbretëresha” e Europa League

Tottenhami dhe Manchester United do të përballen sot në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin…

2 hours ago

Dita Botërore e Diversitetit Kulturor / Sekja: Rreth 3500 pakica malazeze në harmoni me jetesën në Shkodër

21 maji shënonn Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor. Në Shkodër mendohet se jetojnë rreth 3500…

3 hours ago

Vermosh, në zemer  të Alpeve – Turistët vlerësojnë bukuritë dhe mikpritjen e banorëve

Vermoshi  është një ndër mrekullitë natyrore e klimaterike që Malësia E Madhe e ka në…

3 hours ago