Ish-nxënësit e kujtojnë me tufa lulesh / Mësuesja 74-vjeçare vazhdon të festojë 7 Marsin edhe pse në pension

aferdita puka

Sot, në të gjithë Shqipërinë festohet 7 Marsi dita e mësuesit.

Çdo njeri nga ne ka në zemër monumentin e mësuesit të tij të preferuar të cilit i falet me mirënjohje.

Sot, në këtë ditë të veçantë ish-mësuesja 74 -vjeçare Afërdita Puka kujton me nostalgji tufën e parë të luleve të dhuruar nga nxënësit e saj.

Ndër të tjera ajo ndan me ne momentet e bukura gjatë viteve të saj në arsim.

 Ajo shprehet se edhe pse kanë kaluar vite ish-nxënësit e saj edhe sot e kujtojnë me tufa me lule në shenjë mirënjohjeje.

Sot, në ditën e mësuesit,  Afërdita Puka ka një urim për të gjithë mësuesit.

Mësimet e mësuesve tanë na ndjekin edhe sot që kemi dalë në jetën tonë të pavarur, të cilët u bënë udhërrëfyes për të ardhmen tonë. Prandaj sot, me gjithë zemër u urojmë të gjithë mësuesve tanë “Gëzuar”