Irani: Përgjigja ndaj agresionit izraelit do jetë përfundimtare

4129ee99add444b0b047686b8b2606cd

Me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të mos reaguar ndaj sulmit të fundit izraelit, Teherani shprehet i vendosur për t’iu përgjigjur Tel Avivit.

Sipas CNN, që i referohet një burimi në kushte anonimati, theksohet se “Irani do të japë një përgjigje përfundimtare dhe të dhimbshme ndaj sulmit të fundit të Izraelit në territorin e tij, me gjasë përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA më 5 nëntor”

Referuar këtyre raportimeve, nënvizohet se “përgjigja e Republikës Islamike të Iranit ndaj agresionit të regjimit sionist do të jetë përfundimtare dhe e dhimbshme”.

Izraeli ka pritur një reagim nga ana e Iranit që prej sulmit të fundit më 1 tetor.

Por Irani kërkon të minimizojë sulmin dhe është e paqartë nëse do të ketë një përgjigje me të njëjtën mënyrë.

Izraeli ka paralajmëruar Teheranin se çdo sulm i mëtejshëm në territorin e tij do të përballet me reagimin e ashpër.