Irani përfshihet nga protestat për shkak të inflacionit dhe rënies së monedhës kombëtare
Protestat dhe grevat kanë shpërthyer në Iran për të tretën ditë radhazi, duke përhapur tensione dhe pasiguri ekonomike pas zhvlerësimit të monedhës iraniane, rial, që ka arritur nivelin më të ulët rekord kundrejt dollarit amerikan. Trazirat kanë filluar në kryeqytetin Teheran, ku bizneset në Pazarin e Madh organizuan një grevë, dhe më pas janë përhapur në qytete të tjera si Karaj, Isfahan, Shiraz, Hamedan, dhe Qeshm.
Protestuesit kërkojnë veprime të menjëhershme nga qeveria për të përballuar inflacionin e lartë dhe për të stabilizuar ekonominë. Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit, ndërkohë që studentët e universiteteve janë bashkuar me protestat, duke kërkuar reforma dhe duke brohoritur slogane antiqeveritare.
Në përgjigje të situatës, qeveria iraniane ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar protestuesit dhe ka pranuar dorëheqjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Iranit, Mohammadreza Farzin. Presidenti Masoud Pezeshkian ka urdhëruar bisedime me “përfaqësuesit” e protestuesve.
Nga ana tjetër, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi situatën duke theksuar se Irani ka përjetuar probleme të mëdha ekonomike.
“Ata kanë shumë probleme: inflacion të jashtëzakonshëm, ekonomia e tyre është në rënie, ekonomia e tyre nuk është mirë dhe e di që njerëzit nuk janë aq të lumtur”, tha Trump.
