Interi mund Bolonjën dhe rikthehet në vend të parë
Një natë që foli për Interin, një natë që foli për Lautaron. Me performancën më të mirë(ose pothuajse) zikaltërit, së bashku me kapitenin e tyre, morën tri pikë dhe konfirmuan vendin e tyre të parë në ligë.
Kundër Bolonjës, të fituar me rezultatin 3-1, ishte një ndeshje pothuajse e njëanshme, me vendasit që dominuan plotësisht. Lautaro ishte padyshim ylli i shfaqjes, duke shënuar një gol të denjë për një sulmues dhe duke prodhuar disa momente të shkëlqyera. Chivu mund të buzëqeshë me fitoren e tij të dytë radhazi në ndeshje të nivelit të lartë (Atalanta dhe Bolonja), por edhe me disponueshmërinë e alternativave të shumta, veçanërisht në mesfushë.
Krahu i djathtë mbetet një çështje e hapur, me Luis Henrique ende jo në nivelin e shokëve të tij të ekipit. Bolonja dha një nga performancat e tyre më pak mbresëlënëse, ndoshta për shkak të lodhjes mentale dhe sigurisht kontributit të kufizuar të liderit të tyre Orsolini.
INTER-BOLONJA 3-1
Shënues: Zielinski 39’, Martinez 48’, Thuram 74’/Castro 83’
