Interes i shtuar për regjistrime / Zhabjaku: Ambientet e reja pritet të jenë gati në nisje të vitit shkollor

shkolla ndre mjeda rikonstruksion

Këtë vit interesi për t’u regjistruar panë shkollës 9-vjeçare “Ndre Mjeda” është i lartë.

 Drejtorja e shkollës, Nevila Zhanjaku, këtë e lidh edhe me kushtet e reja që shkolla do të ketë.

Objektivi kryesor mbetet përfundimi i punimeve përpara vitit të ri shkollor. Këtë vit nxënësit e shkollës do të kenë jo vetëm godinë, pajisje dhe kushte standarte, por edhe ngrohje qëndrore duke lënë në harresë një herë e mirë ngrohjen me gaz.

Punimet për rikonstruksionin e shkollës “Ndre Mjeda” janë parashikuar të zgjasin 12 muaj, por firma ka premtuar se do të punojë me ritme të përshpejtuara që në shtator çdo gjë të jetë gati.