Lajme

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e kthimit e gjysmëfinaleve të Champions League, pas barazimit 3-3 në ndeshjen e parë, nuk lë vend për llogaritje: të dyja skuadrat do të detyrohen të fitojnë për të hyrë në finalen e Mynihut. Trajneri zikaltër do të gjejë sërish Pavard dhe me shumë gjasa edhe Lautaro Martinez.

Francezi mund të startojë edhe nga minuta e parë në treshen mbrojtëse me Acerbin dhe Bastonin, ndërsa për kapitenin ka disa dyshime. Nëse nuk është gati, Taremi do të bashkohet me Thuram. “Lautaro dhe Pavard? Motivimet janë shumë të rëndësishme, por duhet t’i vlerësojmë të dy fizikisht – shpjegoi Inzaghi -. Treguesit e Benjamin ishin të mirë, Lautaro sigurisht që do të bëjë diçka në grup këtë pasdite, pastaj do të vlerësojmë me stafin pasi të flasim me të”.

Për ndeshjen, trajneri nënvizoi: “Do të duhet të jemi të mirë, të luajmë një ndeshje ekipore. Kemi përballë një grup shumë cilësor, që luan posedimin dhe kundërpresingun, do të na duhet Interi i vërtetë. Yamal? Kemi analizuar se ku mund të bëjmë më mirë, idealja do të ishte t’i kufizojmë furnizimet, por ka shumë lojtarë të tjerë të fortë”.

“Shpresojmë për këtë fitore, kemi pasur një ecje të shkëlqyer dhe tani ka një pikë kthese të mundshme. Do të luajmë me qartësi, ritëm, agresivitet dhe dëshirë, gjithçka që na nevojitet për të arritur në finale”.

“San Siro do të jetë një vlerë e shtuar, na ka ndihmuar shumë në këto vite dhe kështu do të jetë edhe nesër mbrëma. Për mua personalisht ka një kënaqësi të madhe, por ka pasur shumë punë nga të gjithë, në radhë të parë nga lojtarët e mi”.

Blerti Delija

Recent Posts

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

2 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

2 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

3 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

4 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

4 hours ago

“Shkodra Elektronike” zhvillon provën e parë në Basel, gati për skenën e madhe në Zvicër

Grupi përfaqësues i Shqipërisë në Eurovision 2025, “Shkodra Elektronike”, është ngjitur për herë të parë…

4 hours ago