Inter, Inzaghi përgatitet për Bayern-in: Më shumë krenari se tension

Inzaghi përgatitet për Bayern

Interi do të përballet me Bayern në ndeshjen e dytë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Në San Siro, zikaltërit do ta nisin nga epërsia 2-1 të arritur në ndeshjen e parë, një avantazh që djemtë e Simone Inzaghit do të duhet ta mbrojnë për të arritur në gjysmëfinale dy vjet pas herës së fundit.

“Nuk ka tension, por më shumë krenari për atë që po bëjmë këtë sezon – komentoi trajneri në konferencën për shtyp -. Në ndeshjen e parë bëmë një paraqitje të madhe, të cilën duam ta përsërisim në San Siro, por do të jetë akoma më e vështirë”.

“Do të jetë shumë e vështirë kundër Bayernit dhe duhet të harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë, por jo performancën. Ne e dimë vlerën e kundërshtarit tonë dhe do të na duhet një lojë e madhe vrapimi dhe agresioni për këtë çerekfinale”.

“Nuk janë vetëm anësorët e Bayernit që janë të fortë, por i gjithë ekipi. Pastaj kanë një trajner që e kam respektuar shumë edhe si lojtar dhe që në një kohë të shkurtër tashmë i ka dhënë skuadrës parimet e tij të qarta të lojës. Duhet të luajmë mirë teknikisht për ta mbajtur topin sa më shumë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.