Integrimi Evropian – Në vitin 2026, pritet miratimi i 400 ligjeve nga ministria e Financave për përafrimin e legjislacionit me BE- n

be

Integrimi evropian mbetet objektivi madhor jo vetëm për vitin që vjen por edhe për gjithë mandatin qeverisës.

Sipas Zv.ministrit, Endrit Yzeiri, ministria e Financave ka nisur planin e punës për zbatimin e direktivave lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Ministria e Financave kanë një sër detyrimesh që vijnë nga kapituj që ne kemi dhe tashmë po zbërthejmë të gjitha këto detyrime në plane masash. Po bashkëpunojmë edhe me agjenci dhe ministri të tjera pasi çdo lloj mase, çdo ligj që kalon në parlament kalon dhe nga Ministria e Financave”, tha ai.

Gjithashtu ndërhyrje do të ketë edhe në kodin tatimor duke hequr disa përjashtime  që ekzistojnë aktualisht.

Ne bëjmë vlerësime për një sër çështjesh që lidhen me kodin tonë tatimor i cili duhet thjeshtëzuar duke eliminuar hap pas hapi një sër përjashtimesh që ne kemi në kodin tatimor”, u shpreh Yzeiri.

Sipas Yzeirit vetëm në vitin 2026 planifikohet miratimi i  400 ligjeve në kuadër të përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Evropian.