Instrumentistët e vegjël / Fushë Arrëz, Festivali Mbarëkombëtar në edicionin e tij të 21-të

Sheshi kryesor përpara Bashkisë Fushë Arrës u mbush me kostume popullore dhe tinguj të tupanit e çiftelisë.
Festivali i instrumentistëve të rinj u rikthye në edicionin e tij të 21 .
Tradita vijon të ruhet për më shumë se dy dekada, ku instumentistë të rinj erdhën nga shumë treva të shqiptarisë ku në fokus kanë ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore.
Festivali bashkon artistët e vegjël për të konkuruar me performancat artistike me instrumente popullore.
Një kontribut të veçantë në këtë edicion ka dhënë edhe Qendra Kulturore e Fëmijëve në Fushë Arrëz.
Nata e parë nuk ishte konkuruese, por erdhi si mënyrë përshëndetëse nga shkollat e kësaj bashkie.
Dhjetëra vizitorë vendas e të huaj ndoqën përformancat të cilat erdhën njëra pas tjetrës në pedonalen e qytetit.