Institut Albanologjie në Mal të Zi / Gjuraj: Zhvillim i rëndësishëm akademik dhe kombëtar

insitut albanologji mal i zi

Me vendim të Kuvendit të Malit të Zi, në shtetin fqinj pritet të hapet Instituti i Albanologjisë.

Në konkretizimin e kësaj nisme, një rol të rëndësishëm pritet të ketë Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Për të koordinuar hapat konkretë dhe veprimet që do të ndërmerren, drejtuesit e Universitetit të Shkodrës kanë zhvilluar takime në Podgoricë me drejtues të universitetit të Malit të Zi dhe përfaqësues të faktorit politik shqiptar.