Inspektim në qendrat sociale / Këshilli i Qarkut Shkodër nis procesin në 6 qendra në rajon

ndou qendrat

Këshilli i Qarkut Shkodër ka zhvilluar një proces inspektimi në gjashtë qendra sociale të rajonit, të cilat kanë aplikuar për mbështetje financiare.

 Këto qendra, të drejtuara kryesisht nga organizata që punojnë me persona me aftësi të kufizuara dhe shtresa të tjera të ndjeshme, u vizituan nga stafi i Këshillit për të vlerësuar nga afër punën që bëhet çdo ditë në shërbim të komunitetit.

Inspektimi në terren synoi të shkojë përtej vlerësimit teknik të projekteve mbi letër, për të krijuar një panoramë reale të sfidave dhe nevojave të këtyre qendrave.

Ndou bën me dije se Qarku Shkodër angazhohet gjithashtu të kërkojë mbështetje shtesë për këto qendra, të cilat bëjnë një punë të vlerësueshme në komunitet.

Nga 6 qendra që kanë aplikuar, 3 janë projekte egzistuese dhe 3 aplikime të reja.