Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me dekada në fshatin Bardhaj, pjesë e Njësisë Administrative Rrethina.
Investimet në këtë zonë kanë qënë të kufizuara, duke bërë që këto banorë ta ndjejnë veten , sikur janë në një zonë të braktisur dhe askush nuk përgjigjet për ta.
Në rrugën, e cila kalon pranë argjinaturës së Kirit, përpos gropave , bie në sy edhe prezenca e madhe e mbeturinave.
Banorët duket se kanë gjetur rrugën më të shkurtër duke i depozituar ato pranë brigjeve të Kirit.
Mesa duket, ky veprim i nxit banorët, në mungesë të koshave të mbeturinave.
Infrastruktura e dobët, bashkë me mungesën e koshave për mbeturinave, janë dy çështje të cilat janë ngritur si problem disa herë nga banorët e Bardhajve, por duket se kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.
Gërryerja, hedhja e mbeturinave dhe harresa totale, çojnë më pas në një gjëndje ku askush nuk ka forcën për ta sjellë në gjëndjen e mëparshme.
E pasojat i ndjejnë vetëm banorët, që lidhen në mënyra të ndryshme me shtratet e lumenjve, duke jetuar me frikën e përmbytjes sa herë ka reshje shiu.
Pas dy muajsh pushim për shkak të zgjedhjeve, Kuvendi i Shqipërisë do të fillojë përsëri…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, ka miratuar në mbledhjen e sotme tabelën përmbledhëse për…
Bashkia Malësi e Madhe ka nisur procesin e regjistrimit fillestar të pronave dhe hipotekimin e…
Pas vizitës në Beograd, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe…
Në Shkodër vijojnë të jenë të larta denoncimet për ndërtime pa leje dhe problemet e…
1231 nxënës të klasave të 5-ta në Shkodër i janë nënshtruar testimit të vlerësimit të…
This website uses cookies.