Infrastruktura rrugore në rrethina – Banorët kërkojnë asfaltimin e një aksi rreth 1.5 km të gjatë

infrastruktura rrethina

Amortizimi i rrugës në fshatin Hot i Ri, në njësinë administrative Rrethina, të Shkodrës, vijon të jetë problem shqetësues për banorët e zonës.

Megjithëse me një gjatësi rreth 1. 5 km rruga është kthyer në problem për kalimitarët , pasi ka një lëvizshmëri të lartë gjatë gjithë ditës.

Banorët kërkojnë që të ndërhyhet për asfaltimin e saj.

Janë me qindra banorë të cilat kalojnë çdo ditë në këtë rrugë.

Ata kanë kërkuar disa herë që të ndërhyhet dhe rruga të rikonstruktohet , por ende nuk është marrë asnjë masë edhe pse premtimet janë bërë që t’i jepet një zgjidhje.