Infrastruktura rrugore në Golem  – Rrugët e rrugicat të amortizuara, nevojë për ndërhyrje

rruget golem

Kjo është një prej disa rrugicave në fshatin Golem të njësisë administrative Rrethina në Shkodër, e cila prej më shumë se 20 vitesh është e amortizuar.

Jo vetëm kjo, por numërohen edhe të tjera rrugë e rrugica në këtë fshat që e kanë të nevojshme rehabilitimin.

Një situatë kjo e cila vit pas viti nuk po gjen zgjidhje, pavarësisht shqetësimit të ngritur nga ana e banorëve.

Ndonëse numri i banorëve të cilët jetojnë në këtë fshat është i madh, kjo për shkak edhe të distancës së afërt që ka me qytetin, sërish pjesa më e madhe e rrugëve janë të amortizuara, duke sjellë vështirësi në lëvizje.

Këto rrugë i bëjnë çdo ditë edhe fëmijët e shkollës të cilët e kanë të vështirë për të lëvizur sidomos në ditët me shi, kur gropat mbushen me ujë.

 Infrastruktura e dobët është ngritur si problem disa herë nga banorët e zonës, por prej vitesh duket se kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.