Infermieri, cikël i tretë studimesh? – Pjetri: Kemi aplikuar, shpresojmë të realizohet

Departamenti Infermieri e Përgjithshme Shkodër ka aplikuar për hapjen e ciklit të tretë të studimeve në nivel mastër.
Shefi i këtij departamenti, Emiljano Pjetri, tregon se kjo do i hapte rrugë studentëve për të mbaruar në Shkodër të 3 nivelet e studimit.
Sipas drejtuesve të fakultetit, 80% e studentëve që mbarojnë këtë degë janë punësuar disa përmes portalit e të tjerë jashtë vendit.
Në total kërkohen 170 kuota nga ana e fakultetit, të cilat ezaurohen që në raundin e parë.
Ndaj, stafi akademik e sheh të nevojshme vijimin e ciklit të 3-të të studimeve për infermierinë.