Categories: SportFutbollVllaznia

Incidente në Valur-Vllaznia/Reagon KF Vllaznia: Distancohemi nga çdo shfaqje antisportive

Tensionet e fundit te takimit mes Vllaznisë dhe Valur luajtur mbremjen e se enjtes per Conference League, janë transmetuuar edhe ne shkallete stadiumit ku mësohet se ka pasur edhe incidenete të shkaktuara nga tifozët.
Me anë të një deklarate, klubi i Vllaznisë thotë se distancohen nga çdo shfaqje antisportive e ndodhur në shkallët e stadiumit.
Klubi i Futbollit Vllaznia, presidenti Alban Xhaferi dhe të gjithë drejtuesit e tjerë distancohen nga çdo shfaqje antisportive e ndodhur në shkallët e stadiumit “Hlíðarendi” Rejkjavik, Islandë, duke dënuar me forcë çdo veprim që cënon integritetin e garës. Në asnjë rast nuk mund të marrim përgjegjësi për sjelljet individuale që cënojnë rregullat e UEFA-s të çdo tifozi të pranishëm në stadium për të cilat organizatorët e kësaj ndeshje, klubi pritës, duhej të kishte marrë të gjitha masat për zhvillimin normal të një ndeshje futbolli. Megjithatë ekipit të Vllaznisë nuk i është dhënë asnjë biletë për mbështetësit e saj të cilat kanë qenë të aksesueshme vetëm online!
Drejtuesit e Vllaznisë distancohen në mënyrë të hapur dhe të qartë nga ngjarje të tilla që nuk kanë lidhje me futbollin dhe po bashkëpunojnë ngushtësisht me organet përgjegjëse në UEFA për të kontribuar në hetimin objektiv të këtyre shfaqjeve që dëmtojnë imazhin e futbollit.
KF Vllaznia ashtu si në të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të organizuara, garanton sigurinë e plotë në ndeshjen e kthimit në Shkodër duke krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për “fair-play” në fushë dhe në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.mbyll deklaraten e saj KF VLLAZNIA

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Erdogan përshëndet shpërbërjen e PKK-së kurde si hap drejt “paqes dhe vëllazërisë”

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të hënën se vendimi për t’u shpërbërë i grupit…

9 hours ago

Votat e diasporës në Greqi, KAS shfuqizon vendimin e KQZ për numërimin e tyre më vete

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka pranuar kërkesën e Partisë Socialiste për shfuqizimin e vendimit të…

9 hours ago

Brezi i ri “prek” zërin e qytetit – Gjimnazistët vizitojnë RTSH Shkodra në ditën e përvjetorit

Në një ditë historike për median e qytetit si ai i 80-vjetorit të Radio Shkodrës,…

10 hours ago

Berisha s’pranon rezultatin e zgjedhjeve, thërret protestë më 16 maj, në të njëjtën ditë me Samitin Europian

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve…

10 hours ago

Gjendet e pajetë 65- vjeçarja / Familjarët e gjetën në oborrin e banesës në Bardhaj

Një ngjarje e rëndë është konstatuar paraditen e kësaj të martë në Shkodër. Një shtetase…

10 hours ago

Zgjedhjet në qarkun Shkodër – Përfundon numërimi për subjektet politike, nis ai për kandidatët

403 Qendra Votimi kanë nxjerrë këtë rezultat në qarkun e Shkodres: 40.01% për PD dhe…

10 hours ago