In Memoriam / Dashamir Dini, figura që do kujtohet gjatë

dashi

Kjo ishte dalja e fundit në media e Dashamir Dinit, në datën 13 maj, në kuadër  80- vjetorit të Radio Shkodrës.

Mëngjesin e datës 28 qershor, një lajm i trishtë ka ardhur nga Italia!

Është ndarë nga jeta Dashamir Dini, ish- drejtor, ish- kryeredaktor dhe ish- gazetar i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra përgjatë 22 viteve.

Ai ndërroi jetë nga hemoragjia celebrale akute në Bergamo të Italisë, ku po mjekohej nga një sëmundje e rëndë që iu diagnostikua kohët e fundit.

Për 7 vite, Dashamir Dini  ishte drejtor i Radio Shkodra dhe RTSH Shkodra në harkun kohor 2000- 2003 dhe më pas në vitet  2017- 2021.

Në te gjitha detyrat që ishte nga stafi i ketij institucioni, Dashamir Dini do te mbahet mend  jo vetëm  për profesionalizmin dhe korrektësinë në detyrë, por edhe për tiparet e nje njeriu fisnik e miqësor me të gjithë.

 Më herët, Dini ka mbajtur poste drejtuese në Partinë Socialiste, dega Shkodër, duke qënë një prej figurave kyçe të së majtës në këtë qark.

Një pasion i veçantë i tij, ishte letërsia, veçanërisht poezia, të cilën ai e bashkëndante shpesh herë edhe në rrjetet sociale.

 Dhimbjen e madhe për humbjen e të birit, Ergit, ai e ktheu ne vargje te panumërta duke lënë pas një krijimtari të çmuar poetike.

Dashamiri Dini la pas dy vajzat Arlindën dhe Barbanën si dhe bashkëshorten Mimozën.

 Stafi i RTSH Shkodra, i shpreh ngushëllime familjes, të afërmëve, miqve dhe të njohurve për këtë humbje të madhe dhe shumë para kohe.