Imam Sytari: Gjeni shpresë në agjërim – Myftiu i Shkodrës mesazhin e parë për Ramazan e ka për të rinjtë

Muaji i Ramazanit, përveç agjërimit, përkushtimit ndaj Zotit, është edhe një periudhë mesazhesh të vlefshme.
Imam Muhamed Sytari, Myfti i Zonës Shkodër, ka zgjedhur që mesazhin e parë për kërë muaj, ta përcjellë për të rinjtë, veçanërisht ata që, në njëfarë mënyre, kanë humbur shpresën dhe tentojnë akte ekstreme.
“Muaji i Ramazanit sjell përherë qetësi e gëzim, angazhim për të bërë mirë e vrapim drejt dyerve të solidaritetit me njeriun në nevojë.
Vjen, si fllad i padukshëm, që na freskon, pas një thatësire të gjatë, që na ka përvëluar e transformuar”, nënvizon në masazhin e tij, myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari.