Ildi Gruda “çështje” tek Vllaznia / Vioresin Sinani: Shpresojmë t’i bashkohet ekipit të shtunën, i rëndësishëm për ne

ildi gruda f

Futbollisti Ildi Gruda është kthyer në çeshtje tek Vllaznia.

Pak ditë para ndeshjes së parë për Conference League, nuk është e sigurtë nëse ai do të ofrojë shërbimet e tij për ekipin. T

Teksa kuqeblutë ishin në fazë përgatitore në Slloveni, futbollisti ka braktisur kampingun atje, pa dhënë sqarime, siç e pranon edhe drejtori sportiv Sinani.

 Përtej kësaj, ai thotë se klubi është i gatshëm, edhe të rishikojë parametrat financiarë të kontratës, e cila ishte 2+1.

Në prag të sfidës për Conterence League, Sinani mendon se Vllaznia do të kalojë me sukses ekipin letonez që ka përballë, pavarësisht se ndeshja luhet në “Elbasan Arena”.

Të mërkurën Vllaznia mbylli fazën përgatirore në prag të ndeshjes së 10 korrikut, teksa koleksionoi në Slloveni 3 humbje dhe vetëm një fitore minimale në testet miqësore të zhvilluara atje.