IKMT zbarkon në Shkodër/ Nis aksioni për shtesën e një subjekti të ndërtuar pa leje

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka zbarkuar këtë të premte në qytetin e Shkodrës. Në bashkëpunim me Inspektoriatin e Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Shkodër dhe Policinë e Shtetit, ato kanë nisur aksionin kundër paligjshmërisë në disa objekte të territorit të bashkisë Shkodër. Aksioni ka nisur në qendër të qytetit për një shtesë kati pa leje të ndërtuar nga subjekti. Ky subjekt është gjobitur nga IKMT dhe i është lënë afat për heqjen e strukturës metalike të vendosur pa lejen e posaçme. Sipas drejtuesve të IKMT dhe IMT të Bashkisë Shkodër është evidentuar një listë e plotë më të gjithë subjektet të cilët kanë shkelur ligjin dhe do të ndërhyhet gjatë këtyre ditëve në disa zona të territorit të bashkisë Shkodër. Një ditë më parë, Kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci ka pritur në një takim në drejtorin e policisë Edmond Sulaj në takimin e parë zyrtar të tij dhe kryeinspektorin e IKMT Agim Ismaili ku është kërkuar bashkëpunim për vendosjen e rregullit dhe ligjit në Shkodër. Bashkëpunimi i ngushtë mes pushtetit vendor, policisë së shtetit dhe IKMT, në mënyrë që të mos abuzohet më duke shkelur ligjin qoftë me ndërtimet pa leje apo edhe me krimet mjedisore që kanë qenë të shumta në Shkodër.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

6 hours ago
“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

6 hours ago
Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politikeKonflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

6 hours ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

6 hours ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

6 hours ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

7 hours ago