Identifikohet pasuesi i Marseca-s, Chelsea gjen zgjidhje në “familje”
Pas largimit të Enzo Marseca-s nga posti i trajnerit, Chelsea nuk është gjendur i pa përgatitur pasi në orët e vona të ditës së djeshme thuhet se është identifikuar edhe pasuesi i italianit.
Sipas shtypit britanik drejtuesit e klubit nga “Stamford Bridge” do të marrin në Londër një profil interesant siç është ai i Liam Rosenior. 41-vjeçari këtë sezon po bën shumë mirë në Ligue 1 franceze ku drejton ekipin e Strasburg.
Siç dihet pronarët e Chelsea-t janë të njëjtët që zotërojnë edhe shumicën e aksioneve të klubit francez dhe për këtë motiv transferimi i teknikut në fjalë nuk do të jetë një problem edhe pse ende nuk ka nisur faza e dytë e kampionatit.
